Saturday, October 19, 2024
HomeSportKosova përballet me Shqipërinë në ‘European Challenger’

Kosova përballet me Shqipërinë në ‘European Challenger’

Sot zhvillohen ndeshjet e katërta në grupe të FIBA European Challenger U16 për meshkuj në Prishtinë.

 

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo përballje zhvillohet nga ora 17:00.

Dardanët janë liderë të grupit me tri fitore në tri ndeshje, kurse kuqezinjtë kanë një fitore dhe dy humbje.

Basketbollistët e rinj të Kosovës kanë mundur Maltën 117:20, Moldavinë 122:42 dhe Gjibraltarin 98:19.

Ndërsa Shqipëria ka fituar ndaj Moldavisë 67:56, kurse ka pësuar humbje nga Gjibraltari 52:56 dhe Luksemburgu 73:53.

Të gjithë të pranishmit në palestër duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments