Të shtunën starton sezoni i ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Sezoni i ri starton të shtunën kur janë në program tri takime kryesore, shkruan lajmi.net.
Të gjitha ndeshjet luhen nga ora 17:00, të shtunën zhvillohen këto duele: Drita – Feronikeli, Drenica – Gjilani dhe Llapi – Ulpiana.
Ndërsa të dielën Prishtina e nis mbrojtjen e titullit si mysafire e Malishëvës kurse Ballkani e pret në shtëpi Dukagjinin.
Na pret një sezon shumë interesant pasi pothuajse të gjitha ekipet janë përforcuar me shumë futbollist vendor e të huaj në mënyrë që të arrijnë objektivat e tyre.
Kujtojmë që në këtë sezon do të aplikohet edhe sistemi VAR i cili u inaugurua në ndeshjen e Superkupës mes Prishtinës dhe Llapit.