Saturday, October 19, 2024
HomeSportSheffield Utd e interesuar për futbollistin e Man Utd

Sheffield Utd e interesuar për futbollistin e Man Utd

Pas transferimit të mbrojtësit të Liverpool, Ben Davies në formë huazimi një-vjeçar, skuadra nga Championship tani është e interesuar të nënshkruajë edhe me anësorin e Manchester United, Amad Diallo.

Klubi anglez mund të lejoj lojtarin të largohet, megjithatë një vendim përfundimtar ende nuk është marrë.

Diallo mbërriti në Manchester në janar pas një marrëveshje prej 37 milion funtesh që u arrit me Atalantën në tetorin e kaluar.

Anësori 19-vjeçar ka bërë tetë paraqitje për ‘djajtë’, duke shënuar një herë.

Pas ardhjes së Jadon Sanchos minutat e tij mund të jenë shumë të kufizuar, duke parë edhe shkëlqimin e Mason Greenwood, dhe një huazim i tij në drejtim të ndonjë skuadre është më se i mundshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments