Sunday, November 24, 2024
HomeSportKosova shënon fitoren e tretë radhazi në ‘European Challenger’

Kosova shënon fitoren e tretë radhazi në ‘European Challenger’

Kosova U16 ka arritur një tjetër fitore në ‘European Challenger’.

 

Basketbollistët e Kosovës kanë realizuar fitoren e tretë radhazi në FIBA European Challenger duke mposhtur Gjibraltarin 98-19.

Dardanët e rinj e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 8:19.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, madje ishin dominues, duke lejuar skuadrën kundërshtare që për 10 minuta të shënojë vetëm tri pikë, kurse shënuan 23, duke shkuar në pushim me rezultat 11:42.

Kosova nuk u ndal as në periodën e tretë për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ku ishin bindshëm më të mirë edhe në këtë pjesë 8:16, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 19:58.

Në 10 minutat e fundit ishte një lojë agresive e Kosovës dhe me presion në tërë fushën, duke mos lejuar Gjibraltarin që të shënojë asnjë pikë, ndërsa shënuan 40, për rezultatin përfundimtar 19:98.

Te Kosova u dallua Jon Ismajli me 25 pikë, tetë kërcime dhe 10 asistime.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Kosovën, kurse Gjibraltari ka një fitore dhe dy humbje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments