Boksieri shqiptar Florian Marku ka zbuluar disa detaje lidhur me betejën e ardhës.
Marku do luftojë për titullin IBF International kundër Maxim Prodan në “Tottenham Hotspur”.
Shqiptari do përballet me Prodan për titull, në të njëjtën natë që Joshua do luftojë ndaj Usyk, ku të pranishëm do jenë 78 mijë spektatorë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Pershendetje te gjithë Shqipetarë kudo qe jeni, kemi lajme te mira, ndeshja e rradhes kundra Maxim Prodan per Titullin IBF INTERNATIONAL do zhvillohet me date 25 Shtator ne stadiumin Tottenham Hotspur Do jenë të pranishëm 78.000 mijë spektatorë .
Në mbrëmje ndeshet Anthony Joshua vs Alexander Usyk.
Ju pres te gjithve atje gjithashtu siguroni biletat tani online para se te jetë vonë”, shkroi ai.