Provojeni në shtëpi, është më e thjeshtë se sa duket!
Përbërësit:
▪ 200 gr fileto pule
▪ 1 fetë buke të thekur
▪ Sallatë jeshile
▪ 50 gr djath Parmigiano në copa të vogla
▪ 5-6 domate qershi sipas dëshirës
Përbërësit për salcën:
▪ 100 ml majonezë
▪ 40 ml qumësht
▪ 40 gr parmigiano i grirë
▪ 1 lugë gjelle mustardë
▪ 2 lugë gjelle lëng limoni
▪ 1 thelbi hudhër
Përgatitja:
Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.
Fileton e pulës e presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.
Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me pulën sipër sallatës jeshile dhe djathit në copa.
Në fund shtojmë salcën sipas dëshirës.