Manchester United e ka nisur sezonin me fitore të madhe, duke e mposhtur 5-1 Leeds United. Ishte dita e Bruno Fernandes, shënoi katër gola.
Fitore dhe spektakël në Old Trafford, Manchester United e ka nisur sezonin aty ku e la.
Djajtë e Kuq morën pikët e plota pasi mposhtën në shtëpi 5-1 Leeds Unitedin.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 32-të, Bruno Fernandes arriti të shënojë për 1-0, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’, mysafirët barazuan gjithçka me golin e Luke Ayling.
Por, kjo duket vetëm sa i irritoi vendasit që reaguan shpejt dhe shënuan tre herë brenda gjashtë minutave.
Fillimisht Luke Ayling barazoi 1-1 në minutën e 48’.
Më pas, në atë të 52’ shënoi Mason Greenwood për 2-1 dhe më pas Fernandes për 3-1 në atë të 56’.
Katër minuta më vonë, Fernandes e kompletoi het-trikun, duke shënuar për 4-1.
Krejt në fund, për rezultatin 5-1, shënoi në minutën e 68’ Fred, pas një asisti nga ana e Pogbës.
Në këtë ndeshje debutoi blerja e re, Jadon Sancho. Ai hyri në lojë në minutën e 75′.