Klubi italian ka shprehur interesim për Tammy Abraham.
Nga Roma është shumë afër të largohet Edin Dzeko i cili karrierën pritet ta vazhdojë te Interi.
Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit italian të hidhen në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Sipas ‘Sky Sport’, Tammy Abraham llogaritet si opsioni i parë për italianët të cilët kanë nisur bisedimet me Chelsean për transferimin e tij.
Roma është e gatshme të ofrojë rreth 40 milionë euro për futbollistin, i cili ende nuk ka vendosur për këtë opsion.
Thuhet se trajneri Jose Mourinho e do me çdo kusht në ekip yllin e “The Blues”
Interesim për sulmuesin ka shprehur edhe Arsenali dhe pritet një garë shumë e fortë mes dy klubeve për nënshkrimin e tij.