Koha e verës është për me u shkri me tortilla super të pjekura, që do t’iu shkrijë me shijen e përkryer.
Koha e përgatitjes: 60 minuta
Përbërësit për 4 persona:
1 Domate e zezë
200 g domate
1 qepë
1 thelb hudhre
2 copa Slim & Fit filetë e tymosur
1 paketim (250g) Zottarella
2 lugë vaj ulliri Levante
Gjysmë luge piper të gjelbër
Gjysmë luge bazilikë e grirë
Piper
Butter Rama
4 petë Tortilla Dijo
Hapi 1: Pastroni mirë domaten e zezë dhe prejeni në rriska përafërsisht 1 cm dhe hidhni kripë e i lini për 15 minuta të qëndrojnë ashtu, e nëse dëshironi ndani në copëza të vogla kubi.
Hapi 2: Pastroni domatet. Prejeni qepën dhe hudhrën. Po ashtu copëtoni filetin në copëza formë kubi. Lini të thahen topëzat e Zottarellas dhe preni në copa të holla.
Hapi 3: Ndezeni furën që të ngrohet në 180 gradë.
Hapi 4: Nxeheni vajin në tigan. Fërgoni qepën dhe hudhrën në tigan. Shtoni domaten e zezë dhe copëzat e filetit që t’i fërgoni po ashtu. Shtoni edhe domatet dhe reduktoni të gjitha derisa të shndërrohet në salcë kremoze për 10 minuta. Hidhni piperin e zi dhe shtoni bazilikën. Në fund hidhni kripën dhe piperin.
Hapi 5: Vendosni tash atë që keni përgatitur në petët e tortillas, mbështjellini dhe vendosini në një tepsi. Shpërndani copëzat e Zottarellas mbi. Piqni në furrë për 20 minuta.
Hapi 6: Shkrihu prej kënaqësisë…