Messi ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare për t’iu bashkuar PSG-së, duke i dhënë fund karrierës së tij rekord si anëtar i Barcelonës pasi klubi u tregua i paaftë për ta rinovuar me atë këtë verë.
Mesfushori spanjoll, i cili ka fituar çdo trofe me Barcelonën mendon se është e dhimbshme ta shohësh Messin duke luajtur me fanellën e PSG-së.
“Unë nuk e di se çfarë ndodhi brenda klubit, as se si u shpalosën gjërat, por klubit do t’i duhet të shërohet nga ky transferim”, ka thënë fillimisht Iniesta për AFP.
“Do të jetë e dhimbshme ta shoh atë në fanellën e një skuadre tjetër”.
“Barcelona do të vazhdojë të jetë një nga ekipet më të mira, një nga ato që duhet të jetë në top”, përfundoi spanjolli.