Gjeniu argjentinas shkoi te të rinjtë e Barcelonës në vitin 2000, kur ishte vetëm 13 vjeçar.

E pasi kaloi të gjitha grupmoshat e Barcelonës, Messi në vitin 2005 bëri hapin e madh duke kaluar në ekipin e parë, derisa pjesa tjetër është histori në vete.

Me Barcelonën, Messi fitoi gjithçka që ishte e mundur, çdo trofe ekipor dhe personal.

Që nga dalja e tij në ekipin e parë, filloi një epokë shkëlqimi për Barcelonën me shumë trofe.

Lionel Messi ka zhvilluar 778 ndeshje zyrtare me Barcelonën, ku ka shënuar 672 gola derisa ka kontribuar në 305 gola të tjerë duke asistuar.

Kapiteni i deritanishëm i Barcelonës ka fituar plot 35 trofe me gjigantët katalunas.

 

Messi fitoi 10 herë kampionatin spanjoll La Liga, shtatë herë Kupën e Spanjës, tetë Superkupa spanjolle, katër herë Ligën e Kampionëve, tri superkupa evropiane dhe tri kuba bote për klube.

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se Messi është larguar, derisa nuk kanë munguar as videot emocionuese nga gjiganti katalunas për gjeniun e tyre.

 

Në njërën video të postuar së fundmi, Barcelona shkruan: “Nga fëmijë në më të mirin e të gjitha kohërave”.