Tuesday, November 26, 2024
HomeSportKosova U17 dhe Shqipëria U17 do përballen në miqësore në shtator

Kosova U17 dhe Shqipëria U17 do përballen në miqësore në shtator

Kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë të grupmoshave U17 do të përballen gjatë muajit shtator.

 

Kombëtarja e U17 gjatë muajit shtator do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e U17. Këto dy miqësore zhvillohen në kuadër të përgatitjeve të të dyja ekipeve për ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian, që do të zhvillohet në muajin tetor.

Të dy federatat tashmë janë dakorduar që këto ndeshje të luhen në Prishtinë, më 22 dhe 24 shtator.

Këto miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit Arsim Abazi dhe stafit të tij që t’i kenë sa më të qarta idetë rreth grupit të lojtarëve që do t’i kenë në shërbim në ndeshjet kualifikuese.

Dardanët U17 në kualifikime bëjnë pjesë në Grupin 9, ku janë të përfshira edhe Austria, që është nikoqire e ndeshjeve të këtij grupi, Sllovenia dhe Ishujt Faroe.

Kombëtarja U17 në prill të këtij viti ka zhvilluar dy miqësore me Bullgarinë, të cilat janë mbyllur baras, derisa në qershor është mbajtur edhe një kamp përgatitor në Hajvali, me lojtarë nga kampionati vendor dhe me lojtarë që luajnë në vendet evropiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments