Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaGjilani apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore

Gjilani apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore

Komuna e Gjilanit ka apeluar qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore dhe zjarre të tjera që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për qytetarët dhe ekonomitë familjare.

Komuna e Gjilanit njofton se inspektorët e preventivës nga zjarri si dhe Policia e Kosovës janë në terren në vazhdimësi për të identifikuar çdo përhapje të zjarrit dhe shkaktarët e përhapjes.

“Kodi penal i Republikës së Kosovës, neni 365, sanksionon me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet të gjithë ata që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes ndezjes së zjarreve”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments