Friday, November 1, 2024
HomeLajmeKosova“E ka njëfarë nervoze”, përshkrimi i Shpend Ahmetit për Isa Mustafën

“E ka njëfarë nervoze”, përshkrimi i Shpend Ahmetit për Isa Mustafën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa e ka njohur vetëm pasi e kishte mundur në garën për kryetar të kryeqytetit.

Ahmeti tha se ka pasur komunikim më të madh me të në dy-tri vitet e fundit. Ai e cilëson Mustafën si njeri të ditër, por thotë se e karakterizon nervoza.

“Isa Mustafën e kam njoftë pasi e kam mund. Posaqërisht e kemi pasë një komunikim më të madh këto dy-tri vitet e fundit, kur kemi diskutu për gjëra të ndryshme. Mendoj që është jashtëzakonisht i ditur, mendoj që ka qenë. Por e ka njëfarë nervoze të shpejtë, që nganjëherë reagon shumë”, ka thënë Ahmeti.

Ai tha se kishte marrë vesh që sa ishte në krye të Komunës së Prishtinës, Mustafa kënaqej vetëm me pozitën e tij.

“Psh, në Komunë e kam marrë vesh që gati se është vetëkënaq me pozitë, e jo me punë… Isa Mustafa ka qenë më shumë i pozitës. Është njeri i funksioneve. Është mirë me e pyet diçka, por është inatçor ngapak”, ka thënë Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments