Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaAhmeti: Thaçi 24 orë mendonte kush po do me e rrëzu, qysh...

Ahmeti: Thaçi 24 orë mendonte kush po do me e rrëzu, qysh me e mbajtë pushtetin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se askush nuk mund t’ia mohojë arritjet ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Mbrëmë, në një rrëfim të pazakontë në Pressing të T7, kur është pyetur për Thaçin, Ahmeti ka thënë se ai është “kafshë politike”.

“Hashim Thaçin e kam njoftë më së shumti gjatë kohës së dialogut. Mendoj që është njëri prej dy njerëzve në Kosovë që i quaj kafshë politike. 24 orë mendojnë kush po i bën lojë, kush po do me e rrëzu, qysh po do me e mbajtë pushtetin. Më vjen keq që s’e kam pa në pozitën ku ka qenë përpara, kur ka qenë edhe lider i UÇK-së në negociata. Sepse e njoh veç prej kësaj periudhe kur e kemi sharë. Megjithatë, tani mendoj se nuk duhet me i mëshu dikujt që është përtokë”, tha Ahmeti.

Ish-zyrtari i LVV-së tha se Thaçi nuk është shumë i sinqertë, por theksoi se ka bërë gjëra shumë të rëndësishme për Kosovën.

“Gjarpër e ka pasë nofkën, unë s’po i them gjarpër, mirëpo ai dhe Albini janë njerëz që 24 orë merren me politikë. Nuk është i sinqertë gjithë kohën, por megjithatë nuk munder kurrkush t’ia mohojë arritjet. Mendoj që ka bërë plot sende që kanë qenë goxha të rëndësishme për Kosovën”, tha Ahmeti.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments