Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Policia ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.
Policia e Kosovës po bën vazhdimisht apel për kujdes në komunikacion për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut.