Vendi i origjinës së koronavirusit, Wuhan ka njoftuar testimin e të gjithë banorëve të tij, si një përgjigje e menjëhershme kundër Covid-19, pas konfirmimit të shtatë infeksioneve, të parat pas më shumë se një viti.
Autoritetet e kryeqytetit të Hubei, ku koronavirusi i ri u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, kishin kryer një operacion të ngjashëm vitin e kaluar, pas heqjes së bllokimit dhe kthimit në normalitet të vendosur në prill.
Qyteti prej 11 milionë banorësh “po kryhen me shpejtësi teste gjithëpërfshirëse tek të gjithë banorët”, shpjegoi zyrtari i Wuhan Li Tao në një konferencë shtypi.