Saturday, October 26, 2024
HomeLajmeKosovaZjarri tek Parku Kombëtarë ‘Sharri’ del jashtë kontrollit, Agjencia për Mbrojtjen e...

Zjarri tek Parku Kombëtarë ‘Sharri’ del jashtë kontrollit, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit jep detaje

Pas Turqisë edhe qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me zjarre të shumta anembanë vendit.

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” ka informuar së fundi se gjatë ditës së djeshme është paraqitur zjarri në zonën strikte të natyrës ‘Oshlaku’, i cili ka rrezikuar djegien e yjeve të pishave endemorelikte – rrobullit (Pinus heldreichii).

“Gjatë gjithë ditës së diel, deri në orët e vona të mbrëmjes, ekipi i DAPK “Sharri” së bashku me zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në lokalizmin e zjarrit.Duke qenë se kanë mbetur trungje të trasha akoma pa u fikur, “beteja” për shuarjen e zjarrit ka vazhduar edhe sot.Fatkeqësisht, për shkak të erërave të forta, zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit.

Gjithashtu u theksua se me këtë rast është kërkuar ndihma dhe angazhimi i FSK, Shtabit të emergjencave, KFOR dhe institucionet tjera relevante.

Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës të cilët edhe kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Me këtë rast është bërë apel tek banorët e kësaj zone dhe posaçërisht tek vizitorët, shfrytëzuesit e pronave dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre.

“Ju lutemi për kujdes ku për çdo rast të zjarrit të lajmëroni:
Zjarrfikësit në numrin 193;
Policia e Kosovës: 038/192, dhe mobil 192;
Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës: 112; dhe
Ndihma e shpejtë: 194 dhe 038/ 500 094”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments