Temperaturat e larta kanë shkaktuar djegien e shumë pyjeve në botë, duke përfshirë tashmë edhe Kosovën.
Zëvendës komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, në një prononcim për EO, ka thënë se janë të gatshëm për intervenime të përmasave të mëdha në shuarjen e zjarreve.Megjithatë, Gashi theksoi se u mungon personeli i zjarrfikësve në krahasim me vite të tjera.
Sipas tij, aktualisht nuk ka pasur zjarre të përmasave të mëdha ku duhet të bashkëpunojnë me Forcën e Sigurisë të Kosovës-në.
“Ne kemi numrin e vogël të zjarrfikësve edhe për zjarret që paraqiten tash në këtë sezon. 20 janë në ndërrim duke përfshirë edhe dy stacione tjera. Ky është numri i vogël në krahasim me komunat dhe territorin që mbulojmë ne siç janë komuna e Prishtinës, Obiliqit, Fushë-Kosovës dhe Graçanicës. Ne kemi të gjitha kapacitet në dispozicion për të bërë shuarjen e zjarreve çfarëdo qofshin edhe në objekte dhe sipërfaqe të hapura që tash në këtë sezon fillon ngritja e numrit për intervenime të tilla. Aktualisht nuk kemi pasur termine të përmasave të mëdha ku duhet të bashkëpunojmë me FSK. Vetëm gjatë vikendit kanë qenë 30 intervenime por jo të përmasave të mëdha. Nuk kemi kërkuar ndihmë por kemi mbuluar me kaq kapacitete sa i kem. Ne vazhdimisht jemi në gjendje gatishmërie për të reaguar mirëpo çfarë përmasa do të kenë zjarret ne jemi në dispozicion”, tha ai.
Ai tha se u mungojnë pajisjet teknike e mbrojtëse.
“Sa i përket pajisjeve teknike nuk qëndrojmë keq. Ka nevojë për teknika të reja, pajisje. Më së keqi kemi për nga numri i personelit në komunë e Prishtinës. Jemi më keq se në vitin 2005. 33 zjarrfikës i kemi mangu krahasim me vitin 2005”