Arsenal ka shprehur interesim për sulmuesin Lautaro Martinez.
Sipas mediave italiane, Arsenal i ka ofruar Interit futbollistin Alexandre Lacazette si shkëmbim me Martinezin.
‘Topçinjtë’ ishin të gatshëm të ofrojnë para plus Lacazetten për të arritur sulmuesin e ‘Nerazzurëve’.
Megjithatë kampionët e Italisë e refuzuan menjëherë këtë ide, pasi e konsiderojnë argjentinasin si futbollsit kyç dhe do të mund të heqnin dorë nga ai vetëm për një ofertë mbi 80 milionë euro.
‘Gunners’ do të vazhdojnë përpjekjet të transferojnë 23-vjeçarin, ndërsa nëse nuk arrijnë atë Arsenali do të kthejë vëmendjen kah Tammy Abraham i Chelseas.