Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaZjarrfikësit në Francë përdorin një tullumbace për të luftuar zjarret në pyje

Zjarrfikësit në Francë përdorin një tullumbace për të luftuar zjarret në pyje

Zjarrëfikësit në qytetin francez të Marsejës, po përdorin një tullumbace për të luftuar zjarret në pyje.

Balona e mbushur me helium është e pajisur me një aparat fotografik që mund të zbulojë automatikisht zjarret brenda pak minutash nga fillimi i tyre dhe të lajmërojë zjarrfikësit aty pranë.

Duke u ngritur 600 metra mbi tokë, mund të vërejë zjarre pyjore deri në 10 kilometra larg.

“Është jashtëzakonisht interesante, jashtëzakonisht e saktë. Ai na transmeton koordinatat GPS të zjarrit tek ne, kështu që është e dobishme për ekipet tona kur dalin në një ndërhyrje”, tha nënkolonel-komandant Christophe i brigadës së zjarrit detar të Marsejës.

“Ky nuk është një fluturim. Një aeroplan është një tullumbace që pilotohet dhe motorizohet, por kjo është një tullumbace e lidhur. Është e lidhur me tokën me një kabllo, pa pilot, nuk ka asnjë në bord”, tha Baptiste Regas, Drejtor të Shërbimeve dhe Inxhinierisë Aeronautike.

“Avantazhi tjetër është rezistenca e madhe ndaj erës. Modeli që po përdoret sot mund të përballojë erërat me më shumë se 80 kilometra në orë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments