Përderisa deputetët e tri partive opozitare (PDK,LDK, AAK), kanë lëshuar sallën pasi u ndryshua rendi i ditës, të njëjtën gjë nuk e ka bërë edhe deputetja Albena Reshitaj.
Deputetja e AAK-së ka marr pjesë në votimin e për zgjedhjen e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe për tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Ajo po ashtu, është parë duke bashkëbiseduar edhe me kryeministrin Albin Kurti.