Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKjo është letra që deputetja Musliu thotë se ia dërgoi burri i...

Kjo është letra që deputetja Musliu thotë se ia dërgoi burri i presidentes, Prindon Sadriu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar sot se është “kërcënuar” nga bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

Musliu deklaroi se kërcënimin nga Sadriu e pranoi përmes një letre të cilën i njëjti e dërgoi tek ajo nga adresa e Presidencës së Kosovës.

Në adresë të lajmi.net, deputetja Ganimete Musliu ka dërguar edhe letrën të cilën pranoi nga Sadriu nga ku thuhet se e kërcënoi me padi civile.

Në këtë letër madje Prindon Sadriu kërkoi nga deputetja Musliu që të kërkojë falje publike.

Këtë çështje Musliu sot e paraqiti edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku theksoi se presidentja e cila me profesion është juriste nuk do të duhej të lejonte një gjë të tillë.

Madje deputetja e PDK-së Ganimete Musliu nuk ishte e vetmja që paraqiti një çështje të tillë.

E kërcënuar nga Prindon Sadriu deklaroi të ketë qenë edhe deputetja Florentë Zejnullahu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments