Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPersoni i afërt me VV-në propozohet sërish për gjyqtar në Kushtetuese

Personi i afërt me VV-në propozohet sërish për gjyqtar në Kushtetuese

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka përzgjedhur gjashtë kandidatë, për dy gjyqtarë në këtë institucion.

Pas rezultateve të intervistimit me shkrim dhe përfundimit të intervistimit me gojë, lista e ngushtë e këtyre kandidatëve tashmë i rekomandohet seancës së Kuvendit për votim.

Hilmi Jashari, Etrur Maloku, Bashkim Hyseni, Vigan Qorrolli, Bardh Bokshi dhe Shukri Sylejmani janë gjashtë kandidatët me rezultatet më të mira.

Kujtojmë se në seancën e 3 qershorit Kuvendi i Kosovës nuk i dha mbështetje kandidatëve Vigan Qorrolli, Haxhi Xhemajli dhe Hilmi Jashari.

Në raundin e parë të votimit të asaj seance asnjëri nga kandidatët nuk arriti të marrë numrin e duhur të votave, ndërsa të drejtën për raundin e radhës e kishte fituar vetëm kandidati Vigan Qorrolli me 50 vota.

Raundit të dytë i parapriu një raund midis dy kandidatëve që morën numër të barabartë votash, Haxhi Xhemajli dhe Hilmi Jashari, proces ky që në raund të dytë çoi kandidatin Haxhi Xhemajli, me 44 vota.

Në këtë raund, kandidati Vigan Qorrolli mori 49 vota, kandidati Haxhi Xhemajli 38, ndërsa shtatë vota ishin të pavlefshme.

Në fund u konstatua se asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe kryesuesja e seancës njoftoi se konkursi do të përsëritet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments