Tuesday, October 22, 2024
HomeSportMan City insiston për Kane, Tottenham i ka vendosur çmim shumë të...

Man City insiston për Kane, Tottenham i ka vendosur çmim shumë të lartë

E ardhmja e Harry Kane mbetet ende e paqartë.

 

Man City vazhdon interesimin për transferimin e Kane.

Kampionët e Anglisë kanë bërë ofertën e tyre, dëshira e futbollistit është të largohet por kërkesat e Tottenhamit janë shumë të larta.

Sipas ‘Daily Star’, ‘Citizens’ po ofrojnë 140 milionë euro për transferimin e anglezit, ndërsa në anën tjetër Hotspur kërkojnë rreth 190 milionë euro për ta lënë të lirë.

Pep Gaurdiola vazhdon të shpresojë që do ta ketë në ekip yllin e Anglisë së bashku me mesfushorin Jack Grealish që të synojnë të gjithë trofetë e mundshëm sezonin e ri.

Dy klubet do të vazhdojnë bisedimet dhe mbetet të shihet nëse do të arrijnë ndonjë marrëveshje gjatë ditëve në vijim. 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments