Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMusliu: Burri i Vjosa Osmanit më kërcënoi përmes letrës së dërguar në...

Musliu: Burri i Vjosa Osmanit më kërcënoi përmes letrës së dërguar në emër të Presidencës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani , Prindon Sadriu i ka dërguar një zarf të “teleisur”, ku brenda tij nuk ishte shkresa nga presidentja, por një letër e pa nënshkruar nga Sadriu, e që sipas saj ishte kërcënim.

 

“Kjo letër përmbante një kërcënim për padi civile, arsyeja e përmendur në këtë letër është një deklaratë e thënë në një prej televizioneve ku paskam thënë se është ambasadorë me korrespodencë dhe se udhëton çdo ditë nga Prishtina në Shkup. E kjo ishte kryesisht çështja. Tani mua më drejtohet si diplomat i Kosovës, duke keqpërdorur adresën e presidentes. Më kishte kërkuar kërkim falje në një afat, apo më pas do të pasonte padia ndaj meje me kompensim të dëmit kinse i është prishur imazhi. Tani s’po kuptoj kujt ia kam dëmtuar imazhin? Unë u mundova të kuptojë se çfarë është bërë pasi janë së pari dhjetëra lajme online ku thuhet se Prindon Sadriu është ambasadorë pas shkarkimit të Gjergj Dedajt. Pse ky rast duhet të vlerësohet si konflikt interesi? Sepse i ngarkuari me punë të ambasadorit i raporton direkt presidentes, e në këtë rast direkt gruas së tij kjo nuk lejohet me ligj”, tha Musliu.

Tutje ajo theksoi se Vjosa Osmani që është juriste me profesion, nuk duhet të lejojë këtë.

“Por ai lazdrohet duke menduar se është kush e di se çka. Ai kishte edhe disa shkresa të ish-ambasadorit Gjergj Dedajt lidhur me këtë. Pa dashur të ndalem në detaje, po e përmend se për publikun janë të njohura me dhjetëra foto ku e shkel protokollin, pra ky djal nuk e di ku e ka vendin e vetë. Sa herë e shohim në diplomat e në uniformë të FSK-së, ky është edhe ambasador me korrespodencë edhe ushtarë me korrespodencë e të gjitha beneficionet i merr me rregull e së fundi edhe autoritetin e presidentes e përdori me më dërgu letër”, shtoi ai.

Ganimete Musliu tha se presidenca nuk është për t’i shërbyer atij dhe familjes së tij.

“Presidenca nuk është për të shërbyer ty dhe familjes tënde, dërgesa e shkresës nga një ambasadorë përmes presidencës është shkelje e ai me kërcënon mua me padi se paskam thënë të vërtetën në çfarë cilësie më dërguat letrën pa nënshkrim, çfarë është ai fëmijë ti dërgosh letrat”, shtoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments