Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaInxhinieri egjiptian ka ngecur në Shqipëri, në atdhe akuzohet për vrasje dhe...

Inxhinieri egjiptian ka ngecur në Shqipëri, në atdhe akuzohet për vrasje dhe rrezikon dënimin kapital

Muhamed Rageh akuzohet për vrasje dhe që për shkak të rrezikimit të jetë së tij në vendlindje ekstradimi i tij ka ngecur pa afat!

Gjykata e Tiranës i kërkon Egjiptit që të garantojë që nuk do ta ekzekutojë Muhamet Rageh, e për këtë arsye disa seance me radhë kanë dështuar.

Zyrat e prokurorit të përgjithshëm të Kajros kërkojnë ekstradimin e inxhinierit elektrik që cilësohet nga autoritetet vendase si pensionist në forcat e armatosura.

Për Rageh, 51-vjeç, që dyshohet për vrasje me paramendim të Ezat al Waris, nuk do të ekstradohet në rast se Egjipti nuk sjell garancinë që jeta e tij është e sigurtë dhe se ai nuk do të vritet atje.

Në disa komunikime elektronike mes dy prokurorive, autoritetet e Kajros kanë deklaruar se fundmi se janë me pushime për shkak të bajramit dhe për këtë shkak gjyqtari në Tiranë apeloi për plotësimin e dosjes të të dyshuarit që u hap në maj në Shqipëri dhe se në të kundërt ai do të lirohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments