Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaAVONET: Keqmenaxhimi i KRU “Bifurkacioni” i lë qytetarët pa ujë me ditë...

AVONET: Keqmenaxhimi i KRU “Bifurkacioni” i lë qytetarët pa ujë me ditë të tëra

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpeh shqetësimin e thellë lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në Komunën e Ferizajt për ditë të tëra.

 

Sipas AVONET-it, kjo gjendje është shlaktuar ku si pasojë e mos menaxhimit të mirë të Kompanisë “KRU Bifurkacioni Sha”.

Përmes një reagimi për media nga AVONET thuhet se gjendja e tillë e krijuar këtyre ditëve ka ngritur shqetësim te qytetarët e Komunës së Ferizajt duke mos gëzuar një të drejtë të tyre elementare-ujin.

“Kompania Rajonale e Ujit “Bifurkacioni”, sh.a, si kompani, e cila ka përgjegjësi sigurimin e ujit për qytetarët e Komunës së Ferizaj, e cila si aksionar ka Qeverinë e Kosovës këtyre ditëve është larguar nga përgjegjësia dhe obligimi ndaj qytetarëve, duke mos njoftuar për gjendjen që ka kjo kompani dhe shumë prej qytetarëve me ditë të tëra nuk munden të marrin shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm nëpër shtëpitë e tyre, çka këta qytetarë detyrohen të sigurojnë ujë nëpër vende të ndryshme vetëm për të siguruar ujë për të pirë, e nuk munden të sigurojnë edhe për nevojat tjera higjenike”, thuhet në njoftim.

Duke marr parasysh fluksin e madh të mërgimtarëve AVONET thekson se të njejtëve iu është vështirësuar jeta, duke mos u furnizuar me ujë të pijshëm gjatë qëndrimit në vendlindje.

“Mos përgjegjësia dhe arroganca e ushtruesit të detyrës së drejtorit të KRU “Bifurkacioni” Nazif Asllani ndaj kërkesave të qytetarëve është e nivelit të papranueshëm dhe patolerueshëm që bënë ai”, thuhet më tej në njoftim.

AVONET ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës konkretisht Ministria e Ekonomiksë, Njësia për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike që të merr masat e duhura dhe ndihmon qytetarëve me furnizim me ujë.

Po ashtu, AVONET ka kërkuar edhe nga Ministria dhe Departamenti për Monitorimin e Kompanive Publike të shkarkoj nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të KRU “Bifurkacioni” Nazif Asllani dhe të fillojnë masa dispilinore për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments