Katër skuadra kosovare do të garojnë në Ligën Unike sezonin e ardhshëm.
Liga e përbashkët mes ekipeve më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll do të luhet edhe sezonin e ardhshëm.
Tetë skuadra do të garojnë për të fituar trofeun prej të cilave katër ekipe nga Kosova e katër nga Shqipëria.
Nga Kosova do të marrin pjesë kampioni aktual Ylli, Peja, Rahoveci dhe Prizreni 19, ndërsa nga Shqipëria ende nuk janë bërë të ditur emrat e skuadrave pjesëmarrëse.
Edioni i ri i Ligës Unike nis më 19/20 tetor të këtij viti.