Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mposhtur Çekinë 119 – 84.
SHBA ka triumfuar ndaj Çekisë me rezultat 119-84.
Ndeshja nisi më mirë për çekët që e mbyllën çerekun e parë në epërsi 25-18, por amerikanët u rikthyen në çerekun e dytë për të shkuar në pushim me epërsi 47 – 43.
Pjesa e dytë ishte tërësisht e dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në fund fituan me rezultat 119 – 84.
Më meritorët në suksesin e SHBA-ve ishin Jayson Tatum me 27 pikë, dy kërcime, një asistime dhe Kevin Durant me 23 pikë, tetë kërcime, gjashtë asistime.
Nërsa te Çekët u dallua Blake Schilb me 17 pikë, pesë kërcime e një asistim.
SHBA-të kualifikohen në çerekfinale të “Tokyo 2020”.