Saturday, November 23, 2024
HomeSportNë Lipjan mbahet gara e çiklistëve “Tour de Lipjan”

Në Lipjan mbahet gara e çiklistëve “Tour de Lipjan”

Albion Imeri nga Klubi i Çiklistëve “Prishtina” doli i pari në garën e biçikletave që u mbajtën paraditen e së shtunës në Lipjan.

 

Hapjen e aktivitetit “Tour de Lipjan” e bëri kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Imeri tregoi për rrugëtimin e tij në gara çikliste, derisa tregoi edhe emocionin si i pari i garave që u mbajtën në Lipjan.

Gara çikliste i pëlqeu Imerit, madje ai po shpreson që një gjë e tillë të vazhdoj edhe në të ardhmen. Ndërkohë që lavdëroi organizimin e komunës për këtë aktivitet.

“Për herë të parë kam filluar si rekreativ para 3 vjetë, personalisht dy vjet.(Si fitues i vendit të parë)Po ndihem shumë mirë, sepse për herë të pare po garoj me një qytet që nuk ka pasur gara asnjëherë, njerëzit e mirë, pritja e mirë dhe organizimi më pëlqej. Shpresoj që ka me vazhdu aktivitet i tillë,” tha ai.

Kalendari i garave çikliste në Kosovë ka përfunduar, por kjo nuk po e ndalë Imerin që të jetë pjesë edhe në gara rekreative. Jo gjithçka e sheh si garë, ai për KosovaPress tha se një gjë e tillë për të është edhe shoqërimin me njerëz të pasionit të njëjtë.

“Unë jam garues i rregullt i Kosovës, në krejt garat e Kosovës kom marr pjesë vetëm se tash ka përfunduar kalendari i tyre, jashtë sezonit është kënaqësi me marr pjesë në një garë pak rekreative, një tip pak garues pak shoqëror,” shtoi ai.

Kurse fitues i vendit të dytë, Mustafë Sadiku ndërsa fitues i vendit të tretë Alban Zejnullahu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments