Driton Kuka me xhudistët e tij ka arritur suksese të mëdha në “Tokyo 2020”.
Xhudistet kosovare kanë arritur të fitojnë dy medalje të arta në Lojërat Olimpike.
Në përgjithësi tani Kosova ka tri medalje të arta olimpike Majlinda Kelmendi në “Rio 2016” dhe Distria Krasniqi, Nora Gjakova në “Tokyo 2020”.
Pas sukseseve ka reaguar trajneri i tyre Driton Kuka në llogarinë e tij në Facebook.
Kuka ka thënë fjalë të mëdha për sportistët e tij duke i konsideruar ata si heronjë të lirisë së fituar me gjak.
Postimi i plotë i Driton Kukës:
Lojërat Olimpike 2020 Tokio. U nis me Majlinden në Rio De Janeiro tash e 5 vite, e arta erdhi në Kosovë!
Në Tokio vazhduan Distria e Nora. Krejt të Arta! Medalje të Arta Olimpike.
Ende s’më besohet, kemi ardh për medalje por… 2 të Arta e një vend i 7 për shtetin me më pak se 2 milionë banorë. Dhe kjo s’është e tëra!
Çfarë e arriture në radhitjen e shteteve me medalje të arta në sportin ku shtetet investojnë me dhjetëra e qindra miliona Euro! Kosova vetëm pas Japonisë e para Francës, Rusisë … e para 200 e më shumë shteteve dhe e gjithë kjo në Lojëra Olimpike!
Majlinda, Disi, Nora, Akil, Loriana, Heronjtë e mi,Heronjtë e lirisë së fituar me gjak!
Sa e sa herë jam lutur për ju në këto vite e sot shihni Kosovën ku e keni ngrit në Sportin tonë të dashur.
Thjesht e shkurt faleminderit nga zemra!