Aplikacioni Snapchat thuhet se është jashtë përdorimit në disa vende të botës për miliona përdorues.
Problemet u raportuan për herë të parë mëngjesin e sotëm fillimisht në Britani të Madhe, e më pas edhe në disa shtete të tjera.
Snapchat reagoi duke pranuar problemet me rrjetin social për një pjesë të përdoruesve dhe njoftoi se po punonin për ta rikthyer në funksionalitet.
Snapchat këshilloi përdoruesit që të përditësojnë manualisht aplikacionin në App Store nëse problemi vijonte. Duket se ky problem vazhdoi edhe për disa orë