Loriana Kuka ka folur para sfidës së nesërme.
Xhudistja kosovare, Loriana Kuka mund t’i sjellë një medalje tjetër Kosovës në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Ditë më parë, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta në kuadër të kategorive -48 dhe -57 kg më herët.
Kuka do të nis nesër duelet në orën 4:00 të mëngjesit në kohën tonë lokale. Ajo duke folur në një intervistë për Komitetin Olimpik të Kosovës u shpreh optimiste.
“Po ndihem mirë dhe po besoj në punën tonë kështu që jam shumë e qetë në këtë aspekt”, tha ai.
“Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr për të garuar në Lojërat Olimpike dhe shpresoj të rikthehem më një medalje ashtu siç ka dëshirë çdo sportist”, tha Kuka.
“Fitimi i medaljes është synimi më i madh i karrierës time dhe shpresoj që në Japoni ta arrij këtë gjë. Shpresoj që çdo gjë do të shkojë mirë dhe do të përfundojë mirë”, përfundoi Loriana Kuka.