Tuesday, November 5, 2024
HomeSportPresidenti i Pescaras, Sebastiani: Memushaj do jetë kapiten

Presidenti i Pescaras, Sebastiani: Memushaj do jetë kapiten

Presidenti i Pescaras, Daniele Sebastiani ka bërë një deklaratë interesante lidhur me Ledian Memushaj.

 

Sebastiani në një intervistë për “Il Messaggiero”, ka dhuruar vizionin e tij për sezonin e ardhshëm të Pescaras, ndërkaq ky vizion lidhet me reprezentuesin e Shqipërisë, Ledian Memushaj.

“Për sezonin e ardhshëm do të marrim edhe një sulmues sepse na duhet”, tha ai.

“Memushaj do të rikthehet dhe do të jetë kapiten nëse nuk ka ndonjë dëshirë tjetër”, shtoi ai.

“Valdifiori dhe Sorensen do të largohen sepse kanë oferta nga klubet tjera”, tha Sebastiani.

“Ndërkohë në Serie C ka lojtarë të mirë dhe ne po shtjellojmë opsionet tona”, përfundoi Daniele Sebastiani.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments