Sunday, November 24, 2024
HomeShëndetësiMund të humbisni peshë duke ecur 30 minuta në ditë, por ka...

Mund të humbisni peshë duke ecur 30 minuta në ditë, por ka një problem!

Nëse misioni juaj i momentit është të humbisni peshë, por s’keni as kohë dhe as energji për palestër, opsioni më i mirë si fillim është ecja! Fatmirësisht, ekspertët e fitnesit thonë se po, mund të dobësohemi duke ecur, por sa kohë?

30 minuta ecje gjatë ditës kombinuar me një dietë ushqimore është perfekte për të bërë përparime me linjat!

Për fillestarët rekomandohet ta bëjnë këtë lloj aktiviteti rreth 3-4 herë në javë e më pas më shumë.

Sa efektive është ecja dhe sa shpejt do të shihni rezultatet e parë, varet nga një sërë faktorësh. Nëse keni dalë dhe ecni pa asnjë lloj intensiteti, sigurisht që nuk do të arrini peshën që doni.

Në mënyrë që të digjni sa më shumë kalori, ecjen duhet ta kombinoni edhe me psikologjinë tuaj në ato momente., të fokusoheni aty dhe tek qëllimi final. Edhe më e rëndësishme se kjo, është dieta që konsumoni. Në mënyrë që të digjni sa më shumë kalori duhet të llogarisni sasinë dhe llojin e ushqimeve që hani.

Vetëm mos harroni se nëse po kërkoni të ndërtoni masë muskulare, vetëm ecja nuk mjafton, por për humbjen e kilogramëve të para është ide perfekte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments