Sunday, November 24, 2024
HomeSportFaqja zyrtare e Lojërave Olimpike reagon pas medaljes së dytë të artë...

Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike reagon pas medaljes së dytë të artë të Kosovës: Arritje e pabesueshme

Pas sigurimit të medaljes së dytë të artë të Kosovës në Lojërat Olimpike të Tokios nga Nora Gjakova, ka reaguar edhe faqja zyrtare e Xhudos Botërore.

 

Nora dominoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, për t’u shpallur kampione olimpike. Kështu, ajo siguroi medaljen e tretë të artë për Kosovën, pas Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit, që ishin kampionet e vetme olimpike nga Kosova.

Pas fitores së Nora Gjakovës, faqja zyrtare e Xhudos Botërore ka shkruar se “trendi legjendar vazhdon për ekipin kosovar të femrave…”.

“Nora Gjakova – kampione olimpike. Trendi legjendar vazhdon për ekipin kosovar të femrave, teksa Nora rrëmben medaljen e tretë për Kosovën në Lojërat Olimpike – të trija në xhudo” – shkroi faqja zyrtare e Xhudos Botërore në Tëitter.

E ky sukses i jashtëzakonshëm u vlerësua shumë edhe nga faqja zyrtare e Lojërave Olimpike.

Në një koment të bërë ata shkruan: “Arritje e pabesueshme”.

Me dy medalje të arta deri tash, Kosova gjendet në mesin e 10 vendeve të para në ranglistë në këtë Olimpiadë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments