Kosova ka barazuar me Tajlandën 6-6 në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut kontinental që po mbahet pikërisht në Tajlandë.
Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi me golin e Meriton Salihut, në minutën e 4-t. Por, më pas tajlandezët arritën të shënojnë dy herë nëpërmjet Supawut Thuenklang 15’ dhe Muhammad Usman Musa 17’, transmeton lajmi.net.
Dardanët reaguan dhe arritën të barazojnë shifrat me golin e Ylli Mazrekut 20’, injëjti lojtar shënoi për epërsinë e Kosovës 3-2 në minutën e 23-të, derisa Jeton Rukovci i çoi shifrat në 4-2 në minutën e 31-të.
Pas kësaj epërsie ra loja e Kosovës dhe tajlandezët arritën që ta përmbysin rezultatin me golat e Peerapat Kaewwilai 32’, Supawut Thuenklang 36’, Phonmongkol Srisubsaeng 36’ dhe Jirawat Teach Wichian 38’.
Në dy minutat e mbetura Dardanët u angazhuan maksimalisht për të rikthyer epërsinë dhe për ta shijuar fitoren, por nuk arritën më shumë se sa ta barazojnë rezultatin me golin e Mërgim Dervishajt.
Ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A, Kosova e zhvillon nesër kundër Mozambikut, ekip i cili në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje.