Saturday, November 23, 2024
HomeSportKombëtarja e Kosovës në Futsall mposhtet nga Uzbekistani

Kombëtarja e Kosovës në Futsall mposhtet nga Uzbekistani

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kuadër të turneut kontinental të futsallit që po mbahet në Tajlandë.

 

Dardanët humbën në duel me Uzbekistanin me rezultat 6-3, transmeton lajmi.net.

Ndeshja nisi keq për të përzgjedhurit e Arben Simitçiut. Qysh në minutën e parë pësuan gol, kur Davron Choriev kaloi uzbekët në epërsi. Ndërkaq epërsinë e uzbekëve e shtoi Dilshod Rakhmatov në minutën e 2-të.

Kosova u këndell shpejtë fillimisht realizoi Meriton Salihu në minutën e 6-të, derisa më pas Mërgim Dervishaj realizoi dy herë në minutat 8-të dhe 17-të për ta çuar rezultatin në 3-2 për Kosovën.

Megjithatë pjesa e dytë ishte katastrofale për Kosovën që nuk arriti asesi të shfaq lojën e saj dhe pësoi katër gola për rezultatin përfundimtar Uzbekistani 6-3 Kosova.

Ndeshjen e radhës Dardanët do ta luajnë nesër kundër Tajlandës.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments