Gjiganti francez po synon blerjen e Paul Pogbas.
Sipas ‘The Telegraph’, PSG janë të bindur që do të mund ta transferojnë Pogban gjatë afatit kalimtar të verës.
Drejtuesit e klubit francez besojnë që do të mund të mbyllin marrëveshjen për mesfushorin për një shumë rreth 50 milionë euro.
Në anën tjetër Manchester United pret që ‘Parisienët’ të bëjnë një ofertë për mesfushorin, i cili po refuzon të zgjasë kontratën e tij para se të skadojë vitin e ardhshëm.
Interesim për 28-vjeçarin ka shprehur edhe skuadra e Juventusit por duket se gjiganti francez është më i interesuar për të.