Skuadra e Lazios ka zhvilluar ndeshjen e dytë nën udhëheqjen e Sarrit.
Skuadra e Lazios ka vazhduar me ndeshjet miqësore parasezonale, “Biancocelestët” zhvilluan ndeshjen e dytë miqësore nën urdhërat e Maurizio Sarrit.
Hysaj u bë temë e diskutimeve ku ishte fyer nga tifozët ultras të Lazios, pasi këndoi këngën me tematikë komuniste “Bella Ciao” si mirëseardhje para bashkëlojtarëve.
Mirëpo, kjo gjë nuk e ka ndaluar strategun italian që ta inkuadrojë atë që nga fillimi në 11-shen e parë.
Formacioni i Lazios në miqësore:
Lazio (4-3-3): Reina; Lazzari, Luiz Felipe, Patric, Hysaj; Milinkovic, Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Caicedo, Moro.