Sunday, November 24, 2024
HomeSportRey Manaj drejt Portugalisë

Rey Manaj drejt Portugalisë

Rey Manaj do të largohet nga Barcelona dhe sipas të gjitha gjasave e ardhmja e tij do të jetë në Portugali.

Sulmuesi shqiptar, pjesë e Barcelonës B, pritet t’i bashkohet ekipit të Famalicãos sezonin e ardhshëm. Klubi portugez, sipas medieve luzitane, ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për huazimin e sulmuesit 24-vjeçar shqiptar.

Në fund të sezonit, në fakt, Famalicao do të ketë opsionin e blerjes së kartonit të futbollistit i cili shkëlqeu me Barcelonën B sezonin e kaluar.

Rey Manaj luajti në 22 ndeshje dhe shënoi 14 gola duke e rritur vlerën e tij në treg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments