Sunday, November 24, 2024
HomeSportPresidentja e Kosovës motivon vashat dardane: I gjithë populli është me ju

Presidentja e Kosovës motivon vashat dardane: I gjithë populli është me ju

Kosova A për herë të parë në konkurrencën e femrave do të garojë në arenën evropiane. Vashat e Kosovës do të garojnë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.

 

Vajzat e Kosovës i ka vizituar Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Linda Shala, ka thënë para zyrtarëve të FBK-së, stafit dhe lojtareve të Kosovës A se, Presidentja është shembulli më i mirë që duhet të ndjekin vajzat në Kosovë.

“Kjo është hera e parë që garojmë me Kosovën A te femrat. Federata e Basketbollit e Kosovës ka mundësuar që trajtimi të jetë i barabartë si te meshkujt. Ne si federatë kemi përfaqësim të madh të grave, në Bord dhe organet vendimmarrëse. Ne jemi federata e parë në Kosovë që personin e parë kryesor ekzekutiv e kemi grua, Elvira Dushkun. Mendoj se Presidentja e Kosovës është shembulli më i mirë që me punë dhe përkushtim mund të arrish majat. Osmani ka filluar shumë e re në politikë, është edukuar, shkolluar dhe sot është Presidente e Kosovës. Kjo është një shembull që edhe ju duhet ta ndiqni”, është shprehur Shala.

Ndërkohë, Presidentja e Kosovës ka thënë se vashat do të kenë gjithmonë përkrahjen e saj dhe të institucioneve të Kosovës. “Është kënaqësi të jem sonte me ju. Jam e bindur se, me mundin, zellin dhe sakrificën që po bëni, do të përfaqësoni vendin në mënyrën më të mirë të mundshme. Në Qipro, edhe pse nuk jemi afër jush fizikisht, do të ju përkrahim maksimalisht. Me shumë punë, edhe suksesi do të arrihet. Ju përfaqësoni vendin tuaj. Përfaqësoni ngjyrat e shtetit të Kosovës. E di se është barrë e madhe, është barrë e dyfishtë.

Gara nuk është për vetëm sport, por edhe më shumë. Jam e bindur që edhe ju, si vajzat tjera, me shumë përkushtim dhe krenari do të keni suksese. Për mua është kënaqësi të shoh punën e madhe të Lindës (Shala) dhe Elvirës (Dushku), që e njoh gjatë, por edhe të trajnerëve dhe të gjithë të tjerëve. Por edhe vajzat e mia dua të mësojnë nga ju. Atyre ju pëlqen basketbolli dhe shpresoj se do të ndjekin rrugën tuaj. Do të ju përcjellim gjatë ndeshjeve. Ju dëshiroj shumë fat e suksese. E meritoni plotësisht mbështetjen e institucioneve.

Nëpërmjet sportit do të thyejmë barriera, që ne si politikë nuk i kemi arritur. Në Qipro, shpresoj do të shkëlqejmë si Republikë e Kosovës, të tregojmë se nuk jemi shtet vetëm në kuptimin politik, por edhe në kuptimin e talenteve në sport. Së bashku e Prindonin, me vajzat e mia dhe mbi të gjitha, me një popull të tërë, jemi pas jush”, ka thënë Vjosa Osmani, e cila ishte e shoqëruar nga burri i saj dhe dy vajzat.

Në fund Presidentes i janë dhuruar dy fanella dhe dy topa për vajzat e saj.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments