Sulmuesi Olivier Giroud do të transferohet te Milan.
Giroud pritet të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me Milanin të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.
Sulmuesi pritet të përfitojë pagë rreth pesë milionë euro në sezon.
Francezi tashmë ndodhet në Itali dhe së shpejti do të kompletohet transfermi i tij.
Ndërkohë 35-vjeçari sapo i ka dhënë lamtumirën tifozëve të ish klubit të tij Chelseas përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Një falënderim i madh për të gjithë tifozët, shokët e mi të skuadrës, trajnerët për momentet e veçanta që kam kaluar”, tha fillimisht ai.
“Po filloj një udhëtim të ri me një zemër të lehtë dhe të lumtur. Fitoret tona në FA Cup, Europa Ligë dhe Ligën e Kampionëve kanë qenë madhështore”, përfundoi Olivier Giroud. /Lajmi.net/