Sunday, November 24, 2024
HomeSportBorussia Dortmund përjashton shitjen e Erling Haaland këtë verë

Borussia Dortmund përjashton shitjen e Erling Haaland këtë verë

Borussia Dortmundi e ka përjashtuar shitjen e Erling Braut Haaland këtë verë pavarësisht interesimit të Chelsea për të

BBC Sport ka mësuar përmes burimeve të veta që Blutë ende nuk kanë bërë ofertë zyrtare për sulmuesin i cili i mbush 21 vjet më 21 korrik. Trajneri i Chelsea, thomas Tuchel dëshiron ta këtë Haalandin në skuadrën e tij, i cili ka shënuar 20 gola në 16 ndeshje në Ligën e Kampionëve për Red Bull Salzburg dhe Borussia Dortmund, duke e bërë atë njërin prej lojtarëve më të kërkuar në Europë.

Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola po ashtu po e monitoron situatën. Ai është duke shikuar për blerjen e një sulmuesi pas largimit të njërit prej legjendave të City, Sergio Aguero – ky i fundit ju bashkua Barcelonës si transfer i lirë.

City po ashtu është lidhur edhe me blerjen e kapitenit të Anglisë, Harry Kane, e ardhmja e të cilit në Tottenham është në dyshim. Klubi i ka hedhur poshtë spekulimet që ata po kërkojnë Antoine Griezmannin e Barcelonës apo Robert Lewandowskin e Bayern Munichit.

Megjithatë, Dortmundi është i përkushtuar t’i refuzojë të gjitha ofertat për Haalandin. Sidomos pasi ata e kanë shitur Jadon Sanchon këtë verë të Manchester United, derisa për të kanë marrë më shumë se 73 milionë funte.

Dortmundi është i vetmi lojtar “yll” që ata kishin planifikuar që ta shesin gjatë kësaj vere. Duke qenë se Haaland bënë pjesë në këtë grup lojtarësh, skuadra nga Bundesliga kanë dhënë njoftim të mjaftueshëm për të gjitha ata që e dëshirojnë norvegjezin, karriera e të cilit udhëhiqet nga superagjenti italian, Mino Raiola.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments