Saturday, November 23, 2024
HomeSportSonte zhvillohet ndeshja e hendbollit me kombëtaren U19 Kosova që luan me...

Sonte zhvillohet ndeshja e hendbollit me kombëtaren U19 Kosova që luan me Maqedoninë e Veriut në Evropianin e Divizonit B në Shkup

Sonte zhvillohet ndeshja e hendbollit Kosova-Maqedonia e Veriut në Evropianin e Divizonit B që po mbahet në Shkup.

Kombëtarja U19 e Kosovës,ndeshet me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,pas paraqites me Bosnjë-Hercegovinën që dha shpresë për lojë të mirë edhe me nikoqiret.

Në mesin e lojtareve të Kombëtares U19 të Kosovës është edhe Mendolina Fetaj,18 vjeçarja që jeton në Zvicërr.
Vlen të theksohet se Mendolina është lojtare e kombëtares së hendbollit për grupmoshën e saj në Zvicërr,
dhe shquhet si sportiste e dalluar që premton shumë për të ardhmen me talentin e saj.

 

Kujtojme se me një paraqitje shumë të mirë në pjesën e dytë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitoren e parë në Evropianin e Divizionit B që u mbajt në Shkup.

Të hënën pasdite, hendbollistet e reja kanë fituar ndaj Bosnjë-Hercegovinës me rezultat 30:28. Pjesa e parë i takoi hendbollisteve boshnjake, që në pushim shkuan me epërsi prej 17:14. Madje epërsia e tyre ishte edhe më e lartë gjatë 30 minutave të parë.

Hendbollistet tona gradualisht u kthyen në lojë, gjetën ritmin dhe kaluan në epërsi në pjesën e dytë. 24:23 në të mirë të Kosovës ishte rezultati në minutën e 49-të. Në fazën finale të ndeshjes epërsia është rritur edhe në dy gola, ndërsa rezultati në fund ishte 30:28.

Pas humbjeve nga Holanda dhe Ishujt Faroe, ka pasur dyshime për këtë gjeneratë. Por me angazhimin që kishin të hënën dhe lojën që shfaqën, hendbollistet tona kanë dëshmuar që megjithatë kanë potencial.
Kanë funksionuar shumë gjëra në lojën tonë dhe u dëshmua se përgatitjet e gjata të bëra nuk kanë shkuar huq.

Ishte portierja Selvije Mullakdarija që bëri dallimin në fazën përfundimtare të ndeshjes. Ajo ndali plot 15 goditje të kundërshtarit, prej 28 sa shkuan në drejtim të portës. Mullakadrija u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes. Kontribut dha edhe portierja tjetër, Venera Kafexholli.

Mendolina Fetaj, që për herë të parë po luan për Kosovën, kishte po ashtu një ndeshje të madhe. Ajo shënoi 8 gola nga 11 tentime. 

 Efikasitet të lartë kishte edhe Diellza Istrefi me 6 gola nga 7 tentime. Natalija Milatoviq i realizoi 5 gola, ndërsa nga 4 i shtuan Elisa Mulaj e Adelina Berisha. Lojtarja e së ardhmes, Ornela Haxhiu shtoi 3 gola, por kontribut kanë dhënë edhe të gjitha lojtaret tjera.

Pas momentit të vështirë në dy ndeshjet e para, kjo fitore pritet të ketë vlerë të shumëfishtë për Kosovën U19.
Kombëtarja jonë i kishte dy ditë të lira, ndërsa sonte në ora 20:30 është ndeshja me Maqedoninë e Veriut.

Paraqitja me Bosnjë-Hercegovinën jep shpresë për lojë të mirë edhe me nikoqiret.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments