Sunday, November 24, 2024
HomeSportPogba e do PSG-në, por nuk dëshiron prishjen e marrëdhënieve më Man...

Pogba e do PSG-në, por nuk dëshiron prishjen e marrëdhënieve më Man Utd

Paul Pogba është i hapur për kalim tek Paris Saint Germain.

 

Sipas “RMC Sport”, mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dëshiron kalimin tek Paris Saint Germain.

Por sipas artikullit, francezi nuk dëshiron ta sforcojë një largim nga “Old Trafford” apo të rrezikojë prishjen e marrëdhënieve me Manchester United.

Ish-anëtari i Juventusit është i entuziazmuar nga ideja e transferimit tek PSG, por në asnjë mënyrë nuk dëshiron që kjo dëshirë të prishë raportet me “Red Devils”.

Pogba ka kontratë deri në vitin 2022 dhe ende nuk është bërë e ditur nëse do ta rinovojë atë.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments