Saturday, November 23, 2024
HomeSport“Tokio 2020”, atletët do t’i vendosin vetë medaljet

“Tokio 2020”, atletët do t’i vendosin vetë medaljet

Lojërat Olimpike të Tokios janë afër. Ceremonia e hapjes zhvillohet më 23 korrik, teksa Olimpiada përfundon më 8 gusht.

Ceremonia e dhënies së medaljeve (ar, argjend dhe bronz) ka ndryshuar, kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Atletet do duhet të vendosin vetë në qafë medaljet që fitojnë, kjo për t’u mbrojtur nga mundësia e infektimit me COVID.

Ky është një ndryshim shumë domethënës“, deklaron Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Medaljet do t’i paraqiten atletëve në një tabaka dhe më pas ata do ta marrin vetë medaljen“, vazhdon më tej presidenti gjerman.

Një ngjarje që nuk ka ndodhur kurrë më parë. E jashtëzakonshme, siç mund të përcaktohet edhe ky edicion i Olimpiadës, që do të zhvillohet për herë të parë në histori pa tifozë.

Përhapja e variantit Delta të koronavirusit në Japoni, ka ndikuar që organizatorët e Tokio 2020 të vendosin që garat të luhen pa praninë e publikut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments