Saturday, November 23, 2024
HomeSportItalia ia doli ta fitojë Euro 2020 pa sulmues, thotë Cassano

Italia ia doli ta fitojë Euro 2020 pa sulmues, thotë Cassano

Antonio Cassano ka thënë se Italia ia doli ta fitojë Kampionatin Evropian 2020 pa sulmues, duke mos i llogaritur fare Ciro Immobilen dhe Andrea Belottin.

Italia e mposhti Anglinë në një ndeshje dramatike me penallti 3:2 në finale të Euro 2020 të dielën vonë, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet mbaruan baras 1:1.

Gianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë pasi i priti tri prej pesë goditjeve të anglezëve para 66 mijë tifozëve në Wembley, për ta kthyer titullin evropian në Itali pas plot 53 viteve.

Italia i shënoi 13 gola në shtatë ndeshje, që është rekord i ri për të kaltrit në një turne të madh.

Immobile i shënoi vetëm dy prej tyre. Ndërsa, Belotti nuk e shënoi asnjë gol, pasi ka luajtur si rezervist.

Ish-sulmuesi i Italisë, Interit dhe Milanit, Cassano beson se Immobile ishte vetëm numër.

“Ne e kishim një problem të madh, u bëmë kampionë të Evropës, megjithëse nuk e kishim një sulmues”, tha Cassano për Bobo TV.

“Ky është fakt. Është diçka e veçantë, por trajneri meriton lëvdata që ka thënë qysh nga konferenca e parë se do të shkojë në Euro për ta fituar trofeun”, shtoi ai.

Immobile i ka shënuar 15 gola në 52 ndeshje për Italinë në karrierën e tij deri tani. Në Euro 2020 ndërkohë, ai shënoi kundër Turqisë dhe Zvicrës në fazën grupore.

Sulmuesi i Lazios ishte i pavërejtur në ndeshjet tjera kundër Austrisë, Belgjikës, Spanjës dhe Anglisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments