Saturday, November 23, 2024
HomeUncategorizedE kishin quajtur “Koti”, Hoti ia kthen VV-së: Tani këtë epitet e...

E kishin quajtur “Koti”, Hoti ia kthen VV-së: Tani këtë epitet e meritoni ju

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur me tone të ashpra në Kuvendin e Kosovës ndaj Vetëvendosjes në lidhje me qasjen e këtyre të fundit për Marrëveshjen e Uashingtonit.

 

Ai tha se është kritikuar dhe linçuar me epitete fyese, mirëpo që të njëjtat tanimë i meritojnë ata që janë në qeveri dhe jo ai.

“Janë thënë shumë të pavërteta lidhur me këtë marrëveshje dhe jam kritikuar me një gjuhë jo të papërshtatshme politike në këtë Kuvend nga opozita e atëhershme. Kur unë deklaroja se i besoj Shtëpisë së Bardhë dhe se njohja nga Izraeli është punë e kryer dhe vetëm do të formalizohej me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, popullsitë më quanin mua me çfarëdolloj epitetesh duke ma shtrembëruar emrin dhe duke më vendosur epitete fyese”, tha Hoti.

Ai tha se këta persona, ose janë mashtrues, ose nuk kanë dijeni për marrëdhëniet ndërkombëtare, ose janë të orientuar diku tjetër.

“Ka prej tyre që tash janë në Kuvend dhe se i meritojnë ato epitete dhe jo unë. Sot ata njerëz nuk kërkojnë falje as ndaj meje e as ndaj Shtëpisë së Bardhë për mungesë respekti dhe besimi. Këta persona unë i kategorizojë në tre grupe. Ata ose janë mashtrues , ose janë të orientuar dika tjetër”, ka thënë ai.

Hoti gjithashtu ia ka kujtuar Kurtit se SHBA-të që para 103 viteve kanë stopuar përpjekjet e Serbisë për të coptuar shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments